Hollandë – Vendi ku kryeministri udhëton me biçikletë

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, me biçikletë ka shkuar deri të pallati mbretëror për të njoftuar mbretin Willem Alexander se është arritur marrëveshja për formimin e Qeverisë.

Ai u fotografua duke e parkuar biçikletën para pallatit dhe duke e lidhur, në mënyrë që mos t’ia vjedhë askush.

Fotografitë e Ruttes zgjuan një interesim tejet të madh në rrjetet sociale.

Shumë persona, të cilët shikuan fotografitë, ishin të habitur me faktin se kryeministri i një shteti lëvizë me biçikletë, e jo me ndonjë automjet luksoz.

Të tjerët bënë komente qesharake, me disa të cilët komentuan fotografinë në të cilën Rutte shihet duke lidhur biçikletën.

Shumë përdorues të rrjeteve sociale komentuan se Rutte kishte frikë se mbreti mund t’ia vidhte biçikletën.

E ndërsa sheh këto foto të kryeministrit holandez, padyshim që nuk mund të mos të shkojë mendja te makina luksoze më të cilat lëvizin krerët e shtetit shqiptar, apo te avionët ushatarakë me të cilët ka fluturuar së fundi kryeministri Rama, pas protestave të qytetarëve kundër tij.

Loading...