Moderatorja e njohur Alketa Vejsiu këto ditët e fundit është komentuar shumë në media për bamirësinë që dëshiron të bëjë për personazhin mjaft të dashur për publikun Xheison Baftin, i cili çdo të hënë dhuron spektakël në emisionin “Në Kurthin e Piter Panit.”
Reagimet kanë qenë nga më të ndryshmet, ndërkohë vëmendjen na e ka tërhequr ai i Olti Currit i cili publikisht rrëfeu përmes një postimi se produksioni nuk duhet ta shndërrojë Xheisonin në ‘lypës’.
Mirëpo mbrëmjen e sotme, vetë Alketa Vejsiu ka reaguar në shenjë kundërpërgjigje për të gjithë aludimet duke u shprehur përmes një monologu se nuk arrinte që të gjente shpjegimin e gjithë reagimeve që i kanë dëgjuar veshët.
Ndërkohë sërish është bërë publike një replikë nga ana e Olti Currit, i cili shkruan në një postim në Insta Story se të gjithë fëmijëve që dalin në ekran duhet t’u lidhet kontratë shpërblimi financiar dhe ky veprim sipas tij, duhet të bëhet që nga data e fillimit të spektakleve dhe jo pasi të plasë debati në media.
Gjithashtu duhet që të gjithë fëmijëve që dalin në ekran t’i lidhet kontratë shpërblimi financiar për çdo emision televiziv që bëhet, shpërblim që menaxhohet nga prindërit dhe faktohet me dokumenta nga produksionet dhe televizionet ku transmetohen këto spektakle.
Të regjistruara dhe të taksuara sipas ligjit. Që nga data e fillimit të spektakleve, jo pasi të plasë debati në media.
Të paktën fëmijët të paguhen se të rriturit kanë vetë në dorë të zgjedhin.”