Lakror me miell misri e lakra të egra është një pjatë e shijshme dhe e shëndetshme.
Në vend të lakrave mund të vendosim edhe spinaq ose hithra.
Një copë lakrori e shoqëruar me një gotë kos të bardhë është një darkë e lehtë dhe e shijshme.
Lakror
1.5 kg lakra te egra
1 gote miell misri
0.5 gote qumesht
2 luge gjelle gjiz ose 100 gr djathe i bardhe
20 gr gjalpe
2 luge gjelle vaj ulliri
pak kripe
pak piper
5 gjethe menderz(nenexhik)
2 qepe te njoma
Lajmë lakrat mirë në ujë të bollshëm. Lajmë edhe qepët e njoma. Më pas i kullojmë.
Në një tenxhere të madhe, hedhim vaj ulliri. Grijmë hollë qepët e njoma dhe i kavërdisim pak. Më pas shtojmë lakrat e egra. Hedhim pak kripë dhe një filxhan ujë.
Mbulojmë tenxheren me kapak dhe lemë që të ziejnë me zjarr të ngadaltë derisa lakrat të jenë zbutur.
Heqim tenxheren nga zjarri dhe hedhim lakrat në një enë dhe i lemë të ftohen pak.
Shtojmë gjizën ose djathin e copëtuar, gjethet e nenexhikut dhe pak piper. I trazojmë mirë bashkë.
Në një enë tjetër hedhim miellin e misrit dhe qumështin. I trazojmë mirë.
Lyejmë me pak gjalpë një tavë dhe hedhim në të më shumë se gjysmën e miellit të përgatitur me qumësht. E rregullojmë mirë me lugë në mënyrë që të mbulojë gjithë sipërfaqen e tavës. Shtojmë sipër edhe përgatitjen me lakra.
I sheshojmë edhe këto të fundit. Sipër hedhim miellin që ka mbetur dhe pak gjalpë.
Vendosim tavën të piqet në furrë të nxehtë 200°C përreth 30 minuta ose derisa të shohim që sipër është pjekur.
Më pas e lemë të ftohet dhe e presim në copa.
Servirim lakrorin me kos të freskët.
Ju bëftë mirë!