Petulla të shpejta me shumë shije

Petullat jane vertet te shijshme kur i shijon te sapo gatuara me mjalte siper e kanelle .

Jane te shumta recetat per petullat por ne sot po ju sugjerojme nje recete shume te shpejte e te thjeshte .

Mund ta gatuani ne mengjes apo pasdite per familjen tuaj.

Petulla
200 gr miell
300 ml uje i ngrohte
vaj per skuqje
2 veze
pak kripe

Ne nje ene qelqi , sitim me kujdes miellin. Ky proces eshte i rendesishem pasi eviton krijimin e kokrrizave.

Hedhim kripen dhe e perziejme pak. Me pas , hedhim dhe dy vezet dhe i trazojme me kujdes .
Ne hapin tjeter hedhim ujin , i cili duhet te jete i vaket . E trazojme mire brumin e krijuar derisa te arrijme nje mase te njetrajtshme e pa kokrriza .

Vendosim ne zjarr tiganin ku kemi hedhur vaj per skuqje . Pasi eshte nxehur hedhim me kujdes me luge pjese nga masa e brumit.
Mund te jete e nevojshme ti kthejme petullat . Pasi jane skuqur nga te dyja anet , i heqim nga zjarri . Shtojme mjalte sipas deshires dhe pak kanelle pluhur.
Ju befte mire !

Loading...