Partia Socialiste do të shkojë në zgjedhjet e 30 qershorit në koalicion duke ruajtur në një farë mënyrë pranë vetes ato parti, me të cilat fitoi zgjedhet e fundit lokale.
Mesditën e sotme sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla ka zhvilluar një takim, ku është firmosur marrëveshja me 24 parti aleate.
Koalicioni do të njihet si “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, por ndryshe nga 2015, nuk do të identifikohet si “ASHE”, por “ASE”.
Në listën e gjatë të partive dhe kryetarëve që janë radhitur pranë PS spikasin Skëndër Gjinushi; Paskal Milo; Edmond Themelko i Aleancës së Maqedonasve; Artur Dojaka i partisë tjetër çame; etj.
Loading...