Lajm i trishtë – Ndahet nga jeta regjisori i njohur

John Singleton, regjisori i filmit të njohur të vitit 1991 “Boyz n the Hood”, është ndarë nga jeta në moshën 51-vjeçare.

Lajmin e trishtë e dha familja e tij në një lajmërim ku John cilësohej si një “frymëzim” për të.

Singleton ishte vendosur në koma, pasi kishte pësuar një goditje në tru disa javë më parë. Në një deklaratë, familja e tij konfirmoi se Singleton ndërroi jetë menjëherë pas largimit të aparateve që po e mbanin në jetë, në Los Angeles.

“GJONI VDIQ NË MËNYRË PAQËSORE, I RRETHUAR NGA FAMILJA DHE MIQTË E TIJ”, THANË ATA NË NJË DEKLARATË TË CITUAR NGA “USA TODAY” DHE “NBC NEËS”.

Singleton punoi me “Boyz n the Hood” si një 22-vjeçar i sapo dalë nga shkolla e filmit. Ai solli jetën e të rinjve dhe dhunën në Los Angeles, si dhe lagjen e zymtë të fëmijërisë së tij.

Filmi u nominua për Oscar dhe Singleton si regjisori më i mirë dhe skenari më i mirë origjinal, duke e bërë atë regjisorin më të ri dhe afroamerikanin e parë që bënte diferencën.

I lindur në Los Angeles, Singleton u konsiderua ndër regjisorët më të mirë afrikano-amerikanë në vitet 1990.

Loading...