Sonila Meço,Klosit: Pyetjet i bëj unë!

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Tempora” në RTV Ora moderatorja Sonila Meço është gjendur përballë akuzave se po nxinte progresin e integrimit të Shqipërisë.

Kjo akuzë është drejtuar nga ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, pas pyetjes nëse Shqipëria kishte bërë hapa pas, nga maji i viti 2018 deri në maj të 2019.

Pjesë nga debate në studio:

Klosi: Për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut nuk ka asnjë sinjal negativ. Ajo që është kërkuar në kuadër të zgjedhjeve europiane, besoj se janë të qarta problematikat që kanë filluar prej kohësh. Këtë duhet të diskutojmë ne kush është vetë ndjesia e vetë europianëve për BE-në dhe çfarë ata presin nga BE. ♀8farë popujte vetë, anëtarë të BE-së që të japin dhe të jenë më në BE. E para ishte Anglia, që bëri Brexit, po sondazhet tregojnë që edhe disa vende të tjera mund të jenë të gatëshme të dali8n nga BE nëse bëhet me referendum. Pra nëse votojnë vetë qytetarët e atyre vendeve.

Meço: Do qajmë hallet e Europës, të BE-së?

Klosi: Nuk po qaj hallin e Europës, po qaj hallin tonë se si mundohemi ne ta nxijmë direkt bisedën dhe ta çojmë tek e keqja.

Meço: Ku është e nxira?

Klosi: Sapo e thatë. Pyetja juaj është a kemi bërë hapa mbrapa.

Meço: Ju pyeta sepse parlamenti holandez e dha një sinjal. Çfarë u tha për negociatat në takimin e Berlinit?

Klosi: As unë as ju nuk kemi qenë në atë tryezë.

Meço: Unë po flas referuar deklaratave zyrtare.

Klosi: Ajo çfarë unë dhe ju dimë, janë deklarimet e atyre që kanë qenë në tryezë.

Meço: Jo nga ata që kanë qenë në bisedime, sepse mund tju them DË ka kërkuar edhe falje që i është referuar deklaratës së kryeministrit Rama.

Klosi: Nuk ka thënë për atë, ka qenë para aktivitetit. Le të jemi tek hallet e shqiptarëve. Shqipëria nuk ka bërë hapa prapa.

Meço: Këtë thoni. Pyetjet nuk nxijnë, përgjigjet nxijnë.

Klosi: Tani të vijmë dhe të nxjerrim se ça ka thënë Rama… Për çfarë e nxorrët atë që ka thënë Rama para një viti?

Meço: Sepse dua të kuptoj se çfarë ka ndodhur nga maji i viti 2018 e deri tani. Sepse di edhe këtë gjë që progres raporti është bllokuar.

Klosi: Ju e keni një zyrtar që merret me këtë punë që është komisioneri Hahn dhe ai tha që jemi gati të japim një rekomandim pozitiv për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Meço: Sepse duhet mbajtur gjallë fryma. T’jua hap tëitterin e tij.

Klosi: Jo, jo çfarë Twitteri.

Meço: Unë citoj burimet zyrtare jo ata që kanë qenë në tryezë.

Klosi: Qytetarët shqiptarë duhet të dëhgjojnë që nëse ka shtyrje të negociatave për në shtator nuk ka të bëjë fare me problematikat tona. Ne duam të hyjmë në BE. Nuk kam dëgjuar një zë që dojë të kundërtën.

Meço: Vendimin për negociatat nuk e marrim ne. Kur del një deklaratë e përbashkët. Ju lutem zoti Klosi i bëj unë pyetjet.

Klosi: Po bëjeni pra pyetjen sepse nuk me keni ftuar këtë të më bëni oponencë mua dhe të më akuzoni kot.

Meço: Ju nuk mund të më akuzoni mua që po nxij. Ju i keni informacionet nga tryeza unë i kam nga deklarata zyrtare. /oranews

Loading...