Tashmë ka filluar sezoni i qepëve të reja dhe ekspertët sugjerojnë që ta shfrytëzoni këtë mundësi, pasi dobitë janë të shumta.
Qepët e reja janë të pasura me vitamina dhe me minerale, si dhe janë shumë ushqyese.
Kjo perime e pranverës ndikon pozitivisht në organizëm dhe në trup në përgjithësi.
Duke marrë parasysh faktin se qepët e reja janë përplot vitaminë C dhe K, konsumimi i tyre forcon dhe mbron eshtrat, ndërsa ndihmon edhe te sëmundjet e ndryshme.
Falë veprime antiinflamatore, ato ndihmojnë në luftën kundër kërpudhave, stresit dhe lodhjes.
Përveç kësaj, janë të shkëlqyeshme edhe për uljen e shtypjes së lartë të gjakut dhe ndihmojnë që të tejkaloni problemet me ftohjen. Por nuk janë vetëm këto të mirat e konsumimit të qepëve të reja.
Shëron inflamacionin e fytit
Preni pjesën e gjelbër të kësaj bime në copëza të vogla, shtoni xhenxhefil të imtësuar si dhe pakëz kripë. Të gjitha këto së bashku vendosni në një leckë dhe i ngrohni. Mbështilleni edhe një leckë ose peshqir tjetër, vendoseni në fyt dhe shumë shpejt do ta shihni se fyti juaj do të çlirohet.
Zvogëlon ënjtjen në këmbë
Pjesën e gjelbër të qepës së re ziejeni për disa minuta. Copëtojeni mirë në mikser dhe nëse është e nevojshme i shtoni pakëz ujë derisa të fitoni një pastë me të cilën ju do të lyeni këmbët e ënjtura. Kjo do të bëjë që tensioni të largohet shumë shpejt.
Çliron hundët e mbyllura
Shtypeni një pjesë të gjelbër të qepës së re dhe me lëngun e fituar lageni një leckë. Pastaj vendoseni në hundë ose në pjesën e sinuseve dhe do ta shihni se si hundët çlirohen shumë shpejt.