SHOQES SE KLASES – ZILFO MUCO
Kam pasur një shoqe
Në bangat e shkolles
Zemra e saj, e bardhë
Si floku dëborës
Qeshja përmbi buzë
Përzier me lot
Lezeti në shoqe
Qershia mbi tortë
Syri saj jeshil
Vetëtimë, që shkrep
Flokët përmbi supe
Si dallga mbi det
Kanë kaluar vite
Koha shpejt ndryshoi
Mbi kujtimet tona
Qyqja ligjëroi
Shpesh më “vjen” në ëndrra..
Si thëllëzë shullëri
Si sheqer nga uji
U treta, i tëri
Më thuaj ku je
Ndihem i lënduar
Shpirtin ma mundon
Ajo fjalë e “druar..”
Mos je lart në qiell
Fshehur mbrapa resë
Nën dritën e hënës
Të dal, të të presë
Mos je nëpër botë
Fatin për të gjetur
Nga fjala, e pa thënë
Malli, të ka tretur
Të ta them tani
Ndoshta je bërë nënë
Qershia te shkolla
Të “thahet” në rrënjë…
Të ta them tani
Vargu le të flasë
Mbase fjala ime
Jetën, do të zgjasë
Zilfo Muco 1/5/2019