Padashje ndjehem…! – Nga Teuta Beqari Osmani
Bie shi në këtë moment
E unë si e zënë në faj,
Me duket sikur lan çdo gjë
Kujtimet e dimrit, më parë!
E unë nga dritarja shoh
Një zog nder mbi degë,
E shpesh dal unë erëborë
Për ndonjë fjalë, për nder!
Por, zogu veç me cicërimë
Më shikon e s’ikën duke thënë;
Unë sërish them “përsen”
Përse ky zog më zë në shteg?
E sythet çelin në pemë
Pranverën për të shtuar,
Unë si një Zanë në lënd
Diellit i lutem të më përshkruaj!
E nuk di se çka me retë
Një ndeshje mjergulltjerr,
Si tjegulla me duken në qiell
Mbështetur nën to si në streh!
Si padashje ndjehem në faj
Si padashje rend si zanë,
Si padashje ndjehem në mall
Oh Zot e ndjej që të kam pranë!
Teuta Osmani
Amerikë, 27.4.2019
Portali www.laberianews.com në kuadër të nismës “Mbështesim krijuesit e Labërisë”, ideon, krijon dhe dizenjon bolgje personale për poetët e labërisë . Në zbatim të kësaj nisme, të gjithë krijuesit e labërisë mund të kenë një dritare personale (falas) ose një blog personal (me kosto minimale/simbolike) ku të përmbledhin gjithë krijimtarinë e tyre, poezitë, prozat, tregimet, romanet, reagimet, opinionet, fotot etj.Kush është i interesuar të ketë nje dritare personale ose blogun personal në hapësirat e www.laberianews.com mund të na kontaktojë në: E-mail : laberianews@gmail.com ose ne facebook : https://facebook.com/Laberianews/Keto jane disa blogje krijuesish të labërisë të dizenjuara nga Labërianews: http://rudinapapajani.laberianews.comhttp://zilfomuco.laberianews.com/ http://pajtimgraci.laberianews.com/