Alketa po bën karrierë me “Taramelen” apo po ndihmon Xhejson ?

“Taramelja” e Piter Panit është kthyer në vogëlushin më të komentuar të rrjetit që prej ditës së parë kur u shfaq në ekran. Fakti që Xheison nuk e shqipton dot shkronjën “K” e ka bërë shumë të ëmbël komunikimin e tij dhe për këtë arsye ka marrë pseudonimin “Taramelja”.

Para pak kohësh Alketa tregoi se kishte vendosur t’ja ndryshonte jetën Xheisonit !

Alketa ka shkuar në fshatin Mushqeta ku jeton Xheison dhe është takuar me familjarët e tij. Pasi ka parë gjendjen e shtëpisë së vogëlushit, Alketa ka vendosur të marrë një nismë për t’i sistemuar shtëpinë.

“Ka qene nje dite shume speciale kjo sot ne nje fshat ku s’me kishte rene kurre rruga; por fati te percakton shpesh rruge qe si ke imagjinuar. Mushqeta eshte nje fshat i famshem tani sepse Xheision e ka bere qe ne ta njohim dhe ta duam! Natyra ishte vertete e mrekullueshme dhe aty kam kuptuar se pse fshati ben kaq shume vend ne jeten e ketij djali!

Loading...