Trump ka thënë se evropianët nuk po ndihmojnë aspak duke heq dorë ngë këta luftëtarë, edhe pse shkatërrimi i Kalifatit në Siri sipas tij u bë për të mirën e Evropës.
“Ne kemi 1,800 të burgosur të ISIS-it të marrë peng në betejat tona përfundimtare për shkatërrimin 100% të Kalifatit në Siri. Tani po merren vendime se çfarë të bëjmë me këta të burgosur të rrezikshëm ” , shkroi Trump në Tëitter.
“Vendet evropiane nuk po ndihmojnë aspak, edhe pse kjo është bërë shumë për përfitimin e tyre. Ata po refuzojnë të marrin përsëri të burgosurit në vendet e tyre specifike. Kjo nuk është mirë!”, vijoi ai.
Edhe në të kaluarën, Trump ka bërë thirrje vendeve evropiane që të marrin të burgosurit dhe t’i ballafaqojnë me drejtësi, pasi mbajtja e luftëtarëve të ISIS ka një kosto edhe për SHBA-të.
Në këtë çështje është e përfshirë edhe Kosova, e cila muajin e kaluar ktheu mbi 100 persona, mes tyre ka edhe të atillë të cilët po gjykohen për luftën në Siri.