Asnjë qytetar shqiptar që jeton dhe punon në Kanada nuk do të humbasë asnjë ditë kontribute, pavarësisht se ku ka punuar!

Asnjë qytetar shqiptar që jeton dhe punon në Kanada nuk do të humbasë asnjë ditë kontribute, pavarësisht se ku ka punuar.

Kjo bëhet e mundur falë marrëveshjes së nënshkruar ditën e djeshme në Kanada për “Mbrojtjen Shoqërore mes Shqipërisë dhe Kanadasë si edhe Rregullores Administrative” ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë të Shqipërisë dhe Departamentit të Punësimit dhe Zhvillimit Social të Kanadasë.

Për Kanadanë nënshkroi Ministrja e Punëve të Jashtme zj. Chrystia Freeland, ndërsa për Republikën e Shqipërisë nënshkroi Ambasadori i Shqipërisë në Kanada, z. Ermal Muça.
Qëllimi i kësaj marrëveshje është shmangja e mbulimit të dyfishtë për të njëjtën përiudhë dhe bashkimi i periudhave të sigurimit të realizuara në dy vendet, si dhe eksportin e pensioneve.

Pra shqiptarët do të kenë mundësi të marrin pensionin kanadez edhe nëse zgjedhin të jetojnë në Shqipëri, duke mos humbur asnjë të drejtë.
Rreth 60 mijë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Kanada do të përfitojnë nga nënshkrimi i kësaj marrëveshje.
Që nga viti 2015 Shqipëria ka nënshkruar marrëveshje me 7 vende të Evropës, dhe aktualisht ndodhet në proces negociatash dhe me 4 vende të tjera ku jetojnë dhe punojnë qyetarë shqiptar.

Instituti Sigurimeve Shoqerore

Loading...