Gjykata dënon me 38 vjet avokaten – Mbrojti të drejtat e grave

38 vjet burg dhe 148 goditje, ky është dënimi që një avokate për të drejtat e njeriut në Iran, mori për mbrojtjen e të drejtave të grave që kanë hequr shaminë në publik.

Bëhet fjalë për avokaten e njohur ndërkombëtarisht Nasrin Sotudeh, e cila sipas prestigjozes “Daily Mail” do të përfundonte në pranga qershorin e vitit të kaluar nën akuza për spiunazh, propagandë dhe fyerje.

Mirëpo, autoritetet lokale do të lehtësonin masën e saj nga 33 vite burg në 5 vjet për shkak të lobimeve të bashkëshortit të saj dhe masave që ai mori në nënshkrimin e një peticioni për lirim të menjëhershëm.

Ky rast ka tërhequr edhe vëmendjen e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, të cilat po punojnë momentalisht për çlirimin e gruas nga akuzat që rëndojnë mbi të.

Loading...