Hasude me arra nga duart e gjyshes

Përbërësit:

▪ 100 gr gjalpë
▪ 150 gr niseshte
▪ 150 gr sheqer
▪ 100 gr arra

Përgatitja:

Në një tigan skuqim niseshtenë me gjalpë derisa të marrë pak ngjyrë.

Shtojmë ujin më ngadalë derisa të mblidhet masa. Më pas shtojmë sheqerin.

E kavërdisim derisa të mblidhet përsëri. Më vonë, shtojmë arrat.

Me 1 lugë gjelle bëjmë format e masës së përgatitur ashtu si në foto(lugën duhet ta lagim me ujë që të mos ngjisë masa).

Në fund hedhim pak kanellë sipër, për aromë.

Loading...