Lulashi me Lulashët, Plot siguri na flet, Se mbrojnë demokracinë, Që quhet e vërtetë! – Arben Duka

Të falësh pushtet në mes të mandatit?!

(Dhe mjerimi i Rakipit, Lubonjës e Bushatit)
Lulashi me Lulashët,
Plot siguri na flet,
Se mbrojnë demokracinë,
Që quhet e vërtetë!

Me këtë rrugë do shkojnë,
Në Europë dhe kudo,
Për ironi të fatit,
Europa nuk i do!

Lulashi me Monikën,
Po dridhen porsi fuga,
Për të shpalosur vlerat,
U mbeti vetëm rruga!

U mbeti vetëm rruga,
Aty pjekin kulaçët,
Dhe shpresën më të madhe,
E kanë tek rrugaçët!

Një lloj sikur në det,
Të mbytet krejt gjemia,
Të të shpjegojë Paloqja,
Se ç’është demokracia!

Monika po na bën,
humor me të vërtetën,
kur thotë-se për asgjë,
s’e pyet fare Metën!

I bie-Presidentin,
Ta kemi fare kot,
kur as shoqen e krevatit,
nuk mund ta mbledhi dot?!

Deliret e Monikës,
As bufi s’i beson,
në LSI pa Metën,
as miza s’fluturon!.

Ndaj Meta po të donte,
I thosh Monikës: “Ndal!”
por i pëlqente gjëndja,
se është vetë radikal!

Kur pa se fiks kjo rrugë,
s’qe fare më e mira,
në Pogradec shpërtheu,
dhe foli marrëzira!

Se Meta nuk përmbahet,
kur e kaplon inati,
po kodet e Ilirit,
na i shkoqit Bushati!

Shumë gjëra që Iliri,
Në mëndje hiç s’i shkonte,
shefi i laps pikë alit,
me rradhë na i spiegonte!

Mbrëmë bashkë me Lubonjën,
Qenë miqtë e Y.Rakipi,
Të mjerë dhe të mjerë,
Portrete Uria Hipi!

Bushati-veshëgjati,
Thosh dhunë dhe vetëm dhunë,
jo-jo i thosh Lubonja,
revolucion them unë!

Tre burat krejt të lodhur,
Flisnin si donin vetë:
“S’e dimë se ç’janë ca njerëz,
Që bëhen deputetë!?”

Qenë mbrëmë tek Rakipi,
Siç duket e vërteta,
Lubonja si Berisha,
Bushati porsi Meta!

Rakipi i shkretuar,
Që gjuan për uritha,
Nuk është një gjë konkrete,
Po pak e ngatëgjitha!

Se ç’janë këta njerëz,
Që bëhen deputetë,
E dinë Lubo-Bushati,
e di dhe zoti Metë!

Është një dhe një e vetme,
Ndaj dhe mungojnë pistat,
Këta janë deputetë,
Që vijnë direkt nga listat!.

Nga listat e Monikës,
Që është në LSI,
Çdo aludim për emrat,
Është thjesht një poshtërsi!

Nga listat e Monikës,
Edhe të zotit Lul,
Po Lubo-Bushati thotë,
Se janë të gjitha nul!

Si mund të quhen nul,
Bushat – eja më bind,
Kur grupi LSI-së,
U bë prapë qind për qind!

Tani s’ka forcë në Botë,
Që t’u lëvizë mandatin,
pse u çmënd Rakipi,
Lubonja me Bushatin?!

Kërkojnë vetëm dhunë,
Tre trimat e mëdhenj,
Urrejtja për Edvinin,
I bëri maskarenj!

Biles revolucion,
Luftime edhe tmerr,
Shyqyr që ka një popull,
Që seriozisht s’i merr!

Si nxitës të urrejtjes,
Dhe dhunës proverbiale,
Të tre këta malinjër,
Kanë përgjegjësi penale!

Prokuroria stepet,
Se janë analistë,
Ndaj dhe këta vazhdojnë,
Me propogandë të pistë!

Në orët e mesnatës,
Pashë dje këta mjeranë,
Tre lepuj – që në studio,
Tregoheshin luanë!

Po ç’bën-o Edi Rama,
Po ç’bën për kokën tënde,
veç me prezencën tënde,
të gjithë i çmënde!

Gjithë kundërshtarët,
Në çmendinë i shpure,
Po edhe ti vetë,
thonë se u sëmure?!

Unë s’të them: “Ik!”
Pikërisht tani,
sepse ta kam thënë,
kur s’ta thosh njeri!

Arben Duka

Loading...