Një 41-vjeçar shqiptar në Greqi ka humbur jetën fatalisht duke punuar në një tokë bujqësore në Halkidiki të Selanikut.
Sipas mediave vendase, shqiptari po punonte me një mjet bujqësor dhe në rrethana të paqarta u pre në pjesën e barkut.
Drejt vendngjarjes u nis me urgjencë ndihma e shpejtë, e cila e transportoi shqiptarin në qendrën shëndetësore të zonës.
Autoritetet greke kanë nisur një hetim për të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarje. /tvklan
Loading...