Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në burgun e Fushë-Krujës ku një i burgosur në shenjë proteste i ka vënë flakë qelisë së tij.
Informacionet bëjnë me dije se i burgosuri me iniciale D.S. është i dënuar për grabitje me armë e kryer në bashkëpunim me 20 vite burg.
Ndërkohë dhoma ku ai qëndronte është djegur plotësisht, po fatmirësisht i burgosuri ka arritur që të shpëtojë pa lëndime./vizionplus
Loading...