Basha: “Nuk ka mjet tjetër vec përballjes civile.Dhe në vazhdim të kësaj përballje ne edhe sot do të bllokojmë rrugët në 12 qarqe të vendit”

Kryetari i PD Lulzim Basha ka dhënë një lajm të rëndësishëm për qytetarët duke njoftuar se për tri ore opozita do të bllokojë rrugët në 12 qarqe të vendit.

Basha theksoi se ky është një tjetër hap i opozitës për të treguar se në vend nuk ma më normalitet.

“Nuk ka mjet tjetër vec përballjes civile.

Dhe në vazhdim të kësaj përballje ne edhe sot do të bllokojmë rrugët nga ora 18.00 deri në 21.00 në 12 qarqe të vendit për të treguar se ky vend e ka humbur normalitetin”, tha Basha.

Ndryshe nga e enjtja e kaluar, bllokimi do te shtrihet ne te 12 qarqet e vendit.

Qarku Kukes – Ura e Drinit ne hyrje Rruges Kombit.
Qarku Shkoder- Rruga Shkoder-Koplik
Qarku Lezhe – Mbikalimi Milot
Qarku Diber- Ura ne kryqezimin Burrel – Rreshen- Klos.
Qarku Durres- Plepa, ne hyrje te Autostrades
Qarku Tirane- Sheshi Shqiponja
Qarku Elbasan – Mbikalimi Bradashesh
Qarku Korçe – Hyrja, rruga nacionale e Korçes.
Qarku Gjirokaster- kryqezimi i Rruges Permet-Tepelene – Gjirokaster .
Qarku Fier- Rruga nacionale tek Ura Mbrostar.
Qarku Berat ne Ura Vajgurore, aksi Berat – Ura Vajgurore.
Qarku Vlore- Hyrja e superstrades Vlore- Levan

Loading...