Rama: S’ka kimikate në ushqimet e shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar ndëshkime të ashpra ndaj atyre që abuzojnë me sigurinë ushqimore, por ka shtuar se keto produkte qe prodhohen ne Shqiperi jane te sigurta madje tregtohen edhe ne per konsumatorin ne BE.

Gjatë fjalës në mbledhjen e grupit parlamentar në Partinë Socialiste, shefi i qeverisë tha se ata që kërcënojnë shëndetin tonë, do të përballen me heqjen e lirisë së ushtrimit të aktivitetit dhe lirisë individuale.

“Produktet tona bujqësore janë plotësisht të shëndetshme dhe për këtë mjafton një fakt.

Në 300 mijë ton produkte bujqësore të transportuar në 2018 drejt BE-së, nuk është kthyer asnjë gjë, për shkak të cenimit të standardeve Evropiane ushqimore, por ka individë dhe subjekte që kryejnë krime kundër shëndetit, kundër njeriut.

Ia kanë hedhur në 30 vjet me gjoba që s’janë asgjë, por kjo nuk do vazhdojë më kështu. Këto forca të së keqes që kërcënojnë shëndetin tonë dhe të fëmijëve tonë, do t’ju hiqet e drejta e lirisë së ushtrimit të aktivitetit dhe lirisë individuale”, paralajmëroi Kryeministri.

Loading...