Karaburuni është gadishulli më i madh që ndodhet në territorin e Shqipërisë. I shtrirë në pjesën jug-perëndimore të vendit ai ndodhet midis gjirit të Vlorës dhe detit Jon.
Me një gjatësi prej 16 km, Karaburuni shërben si kufiri ndarës midis deteve Adriatik dhe Jon.
Peizazhi i çuditshëm i tij ofron forma nga më të ndryshmet si gjire të vegjël, pllaja, shpella karstike, kepe, plazhe, shpate të zhveshur, maja malesh, etj. Midis tyre mund të përmendim gjiret me emra të çuditshëm si ai i Ariut, Dafinës, Raguzës së parë, Raguzës së dytë, Ravenës, Shën Janit, Shën Vasilit,etj.
10 000 lekë të vjetra kushton një udhëtim nga Vlora në Karaburun me skaf turistik, ku plazhet e mrekullueshme dhe natyra e virgjër të bëjnë të harrosh realitetin nga vjen.
Karaburuni është pjesë të zonës tektonike të Sazanit. Dukuria aq e përhapur të Karstit e bën gadishullin të pabanueshëm për shkak të mungesës së ujit të pijshëm. Aty evolucioni natyror ka krijuar një sërë kepesh si ai i Gallovecit, Gjuhëzës etj. Pikërisht kepi i Gjuhëzës që ndodhet në veri-perëndim të tij përbën edhe pikën më perëndimore të Shqipërisë dhe ndan Detin Jon nga ai Adriatik.
Me siguri që një pjesë e mirë juaja akoma nuk ka pasur fatin të prekë nga afër këtë mrekulli detare mbi dhe nënujore të vendit tonë, i cili mes të tjerash, këtë pranverë u shpall edhe Park Kombëtar, duke përfshirë edhe ishullin e Sazanit. Një nga arsyet e shumta të mosfrekuentimit të kësaj perle është edhe mungesa e infrastrukturës, duke qenë se nuk ka rrugë përgjatë gadishullit, pra mund të lëvizet vetëm nëpërmjet detit, me varka ose motorë uji.
Deri tani jemi mësuar që panoramën e gadishullit ta shijojmë nga pikat e shumta të larta të Vlorës, ndër të cilat taraca e detare eKuzum Babait ose nga verandat e Hotel Konomit, në pikën turistike të Ujit të Ftohtë.
Për t’ju krijuar një ide më të qartë ju kureshtarëve dhe adhuruesve të natyrës se çfarë keni humbur deri tani, po ju themi shkurtimisht se vija bregdetare e Karaburunit është rreth 70 km dhe përfshin segmentin bregdetar Orikum-Palasë.
Pra, nëse distanca Vlorë-Himarë (që ju e njihni) është 70 km, dhe nëpërtë herë shikoni det e herë tokë, vija bregdetare e Karaburunit ju ofron mrekullinë kilometrike të plazheve që nuk mbarojnë,gjire të virgjër ngjyrë smeraldi, plazhe të bardhë, shkëmbinj të thikët, shpella misterioze, një blu të thellë të ujit ku shket varka juaj që vështirë se do t’ju dalin kollaj nga mendja.
Imagjinoni një ditë të tërë të kaluar krejtësisht të shkëputur nga bota, ku shoqëri ju bëjnë vetëm dielli, deti, zhurma e valëve që përplasen në shkëmbinj apo shushurima që takon rërën e ashpër e të bardhë ku thyhen rrezet e diellit.
Nuk keni nevojë të eksploroni mijëra kilometra larg, nëpër ishujt e pabanuar të tropikut. Keni plot plazhe të tilla në Karaburun.
Ata që duan të shtyhen më shumë në aventurë mund të guxojnë të zhyten dhe poshtë detit i pret të botë tjetër ku banorë janë koralet, peshqit, një botë nënujore nga më të pasurat e gjithë bregdetit të Shqipërisë.
Pa dyshim që për pajisjet dhe instruksionet për zhytje duhet t’i keni marrë masat paraprakisht. Por nëse nuk doni t’i futeni aventurës së zhytjes, botën e mrekullueshme nënujore mund ta soditni edhe me pajisje të thjeshta si syze uji, tub zhytës etj. Në këtë drejtim mund t’jundihmojë edhe shoqata e zhytësve profesionistë “Ekspedita BLU”, e cila na ka ofruar edhe disa prej fotove për reportazhin tonë.
Si shkohet në Karaburun?
Nëse nuk doni të stepeni nga mungesa e rrugës për të vajtur deri në Karaburun, plazhet e tij të mahnitshme mund t’i shijoni duke kërkuar transport një-ditor me varkë ose motorë uji.
Nisjen mund ta bëni nga cilado pjesë e bregdetit të Radhimës ose Orikumit, portit të Vlorës ose portit të vogël të jahteve që është ngritur në Orikum. Operatorët turistikë të zonës së Vlorës ju ofrojnë ture ditore ku ju mund të merrni me vete gjithçka, ashtu siç mund të bëni kur niseni zakonisht për në piknik.
Hotelet e njohura përballë gadishullit, si Paradise Beach, Grand Hotel, Regina apo Helia, ju ofrojnë jo vetëm ekskursione dhe guida që mund t’ju shoqërojnë deri në Karaburun dhe vijnë ju marrin në një orë tëcaktuar më parë nga ju, por ju ofrojnë ture për të eksploruar gjithë zonën.
Nëse doni më shumë
Nëse nuk kënaqeni thjesht me detin dhe diellin, mund të zgjeroni argëtimin tuaj me kulturë.
E gjithë Vlora ofron histori, lashtësi, arte dhe gjithë linjat e mundshme që ju lidhin me turizmin kulturor, por në zonën që jukemi ofruar këtë herë, do t’ju rekomandonim Parkun Arkeologjik të Orikumit, i cili ndodhet pikërisht aty ku ju mund të nisni udhëtimin. Oriku i Vjetër është një nga vendet që ju tregon për historinë e lashtë të qytetërimit të Vlorës.
Për eksploruesit e natyrës, në Gadishullin e Karaburunit, ndodhet Shpella e Haxhi Alisë, detarit të njohur të Mesjetës së Vonë, i cili kishte ngritur në këtë shpellë portin për flotën e tij. Ndodhet nëKaraburun, midis kepave të Gjuhëzës dhe Golovecit. Është formuar nga karsti nëgëlqerorë, mbi 30 m e gjatë, 10-15 m elartë e gjerë 10-12 m, e lartësi 10-12 m.
Gjiri dhe Shpella e Gramës është një nga gjërat interesante që mund të vizitoni gjatë aventurës tuaj. Ndodhen në bregdetin e malit tek vend i quajtur “Rrëza e Kanalit”. Gjiri futet disa qindra metra në tokë, me brigje shkëmbore, me faleza, ndoshta dhe me shpella nënujore.
Është përdorur si vendstrehim i anijeve gjatë furtunave. Këtu ndodhet gurorja e Gramës, ku në antikitet, skllevërit kanë gdhendur emrat dhe shënime të tjera, që përbëjnë mesazhe të rëndësishme për studiuesit. Vizitohen nëpërmjet udhëtimit nga Vlora apo Himara.
Barriera koralore e Grykës së Djallit është një habitat koralor, midis Sazanit dhe Karaburunit, në thellësi rreth 10 m. Ka vlera shkencore didaktike, turistike dhe bukuri të rrallë. Vizitohet duke shkuar me anije në ishullin e Sazanit.
Në Karaburun gjiri më i famshëm është ai i Gramës (Gramatë), që në greqisht do të thotë “shkrime”e që ndodhet në pjesën perëndimore të Karaburunit. Qysh në periudhën antike këtu ankoroheshin anijet,të cilat dallgët e detit mund ti përplasnin në shkëmbinjtë e gadishullit. Të strehuar këtu udhëtarë të shumtë nga vende të ndryshme të mesdheut kanë lënë shënimet e tyre, të cilat i kanë gdhendur në faqet e shkëmbinjve.
Mbishkrimet më të vjetra nisin që nga shekulli i III-të p.k., dhe vazhdojnë gjatë periudhave të mëvonshme, duke shkuar deri në shekullin e XIX. Mbishkrimet e para ju kushtohen perëndive dhe janë lutje për shpëtim nga furtuna në det. Ndërsa në të tjera mbishkrime përmendet figura historike të Romës si Pompeu, Dolabela, Mark Antoni ose Konsulli Tit Statit Tauri.
Ndërkohë që interes paraqet edhe një mbishkrim i vitit 1396, i cili tregon se gjatë udhëtimit të tij për në Francë u strehua nga stuhia në Gramata, vetë Perandori Bizantin Joani i V-të Paleolog.
Mbishkrimet janë bërë kryesisht në gjuhën antikegreke, latine, dhe greqishten Bizantine. Shpesh herë ato shoqërohen edhe me vizatime të ndryshme dhe simbole nga më të larmishmet.
Studimi i mbishkrimeve të Gramatës ka tërhequr vëmendjen e studjuesve. Nga arkeologë e historianë mund të përmendim Leon Hezein, Paolo Sestierin, Karl Paçin, Hamondin, etj. Ndërkohë që ishte i parihumanisti Italian, Kiriaku i Ankonës i cili u befasua me mbishkrimet e Gramatës, pas vizitës që bëri këtu në vitin 1435. Gjatë eksplorimit të tij arkeologjik, të bërë në Shqipëri, ai la në shënimet e tij punimet e para të mirëfillta të kësaj displine shkencore.
Shpellat e Karaburunit
Dukurisë e Karstit ka bërë që në gadishull të ketë shumë shpella. Janë gjithësej 20 të tilla përgjatë gjithë vijës bregdetare, nga ku mund të përmendim shpellën e Haxhi Aliut, atë të Dukë Gjonit, shpellën pranë gjirit të Ariut, Shpellën e Pëllumbave, shpellën e Inglizit, Shpellën e Thellë, etj.
Por shpella më e madhe dhe më e famshmja është ajo e Haxhi Aliut, një nga më të mëdhatë në Shqipëri. Shpella ka formën e një kulmi me lartësi 60 m dhe thellësi 40 m. Brenda saj ndodhet një liqen ivogël, ndërsa në mure vihen re shenja bloze, dhe gjurmë zjarresh.
Sipas legjendës, Shpella dikur është përdorur nga Pirati i njohur i shekullit të XVII-të Haxhi Aliu. Këtu ai strehohej së bashku me anijen dhe njerëzit e tij. Pozicioni i favorshëm i Karaburunit i ofronte këtij pirati mundësinë e plaçkitjes së anijeve napolitane, turke, veneciane, dalmate, etj. Pasi u vra nga venecianët Haxhi Aliu u varros së bashku me të birin në Sazan. Por varret e tyre nuk janë gjendur asnjëherë.
Një tjetër shpellë e Karaburunit është edhe ajo e quajtur e Inglizit. E mori këtë emër gjatë viteve të Luftës së II-të Botërore kur SOE, Drejtoria e Operacioneve të Posaçme me qendër në Kajro, krijoi një bazë detare për misionet e saj që vepronin në Shqipëri për të mbështetur rezistencën antifashiste. E quajtur Seaview (Riviera,) ajo shërbeu për misione të ndryshme në këtë rajon që nuk kontrollohej nga gjermanët.
Aventura vazhdon
Ata që duan të shtyhen më shumë në aventurë mund të guxojnë të zhyten dhe poshtë detit i pret të botë tjetër ku banorë janë koralet, peshqit, një botë nënujore nga më të pasurat e gjithë bregdetit të Shqipërisë.
Gjiri dhe Shpella e Gramës është një nga gjërat interesante që mund të vizitoni gjatë aventurës tuaj. Ndodhen në bregdetin e malit tek vend i quajtur “Rrëza eKanalit”. Gjiri futet disa qindra metra në tokë, me brigje shkëmbore, mefaleza, ndoshta dhe me shpella nënujore.