Çfarë po ndodh me autorin e ma.sakrës së Selenicës?Kush është personi i parë që takoi në b.urg pas 9-muajsh

Ndërsa në Vlorë, gjyqi për mas.akrën e Selenicës vazhdon, autorin e saj Ritvan Zykajn pas nëntë muajsh i izoluar e ka vizituar i vëllai.

Familjarët e tjerë të tij janë larguar nga fshati, por edhe nuk pranojnë ta vizitojnë apo të pyesin për të.

Pas nëntë muajsh në qeli dhe i braktisur nga familjarët, Ritvanin e masakrës së Selenicës e takon personi i parë.

Burimet i thanë ABC News se ishte vëllai i tij, ai që e takoi Ritvan Zykajn kurse familjarët e tjerë nuk janë parë t’i afrohen godinës, ku ai qëndron i izoluar.

Të njëjtat burime treguan së Zykajt nuk i ka bërë përshtypje kjo vizitë, madje as i ka kërkuar ndonjë gjë të vëllait.

Ai vazhdon të qëndrojë pa folur me askënd, dhe pjesën më të madhe të kohës dëgjohet të flasë me veten.

Ndërkohë në Gjykatën e Vlorës, gjyqi ndaj tij po vazhdon.

Në seancën e kaluar shkoi vetëm një dëshmitar, fqinji i tij.

Ai i kërkoi gjykatës dhe prokurorisë të mos e thërrisnin më sepse nuk kishte mundësi.

Kurse dëshmitarë të tjerë që ditën e ma.sakrës ndodheshin aty në Resulaj, janë larguar të gjitha nga fshati. Dikush është larguar jashtë kufijve, dikush tjetër në Tiranë apo në qytete të tjera të vendit.

I tmerrshmi Ritvan Zykaj po gjykohet për v.rasjen e tetë familjarëve të tij, midis tyre edhe dy fëmijë. Ai ka thënë se i v.rau pasi e trajtonin dhe e quanin hajdut të pulave. Marrë nga Abc News.al

Loading...