Gazmend Bardhi: “Portesta e ardhshme do të jetë më e madhe se 16 shkurtit e 16 marsit dhe më e madhe se e 13 prillit …”

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi, ka folur nga protesta që po organizohet tek rrethrrotullimi i ‘Doganës’, ku ka thënë se protesta e opozitës nuk do të ndalen me kaq.

Bardhi ndër të tjera ka deklaruar se protestat para kryeministrisë do të rikthehen me 11 Maj në orën 18:00.

“Ju do ti merrni informacione hap pas hapi, sot janë bllokuar akset kryesore rrugore në 12 pika, në javët në vijim do të njiheni me zhvillimet e tjera.

Portesta e ardhshme para kryeministrisë do të jetë më 11 maj në orën 18:00 do të jetë më e madhe se 16 shkurtit e 16 marsit dhe më e madhe se e 13 prillit do të jetë në rrugën e duhur se kemi mbështetje nga qyttetarët.

Sigurisht që qytetarët janë të lirë të organizojnë protesta ku të duan.

Qytetarët kanë të drejtë të protetsojnë para Bashkisë së Tiranës. Si kundër do të ketë edhe protesta rajonale nga qyterë, fermere dhe cdo shtresë. ” ka deklaruar Bardhi.

Loading...