3 Maji, Dita Botërore e Lirisë së Shtypit,dita e ‘respektit global’ ndaj gazetarëve

3 Maji, Dita Botërore e Lirisë së Shtypit u shpall nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në dhjetor të vitit 1993, sipas rekomandimit të Konferencës së Përgjithshme të UNESCO-s.

Që atëherë, dita e përvjetorit të Deklaratës së Windhoek, një promovim mbi Shtypin Afrikan të Pavarur dhe Pluralist, organizohet më 3 maj në mbarë botën si Dita Botërore e Lirisë së Shtypit.

Deklarata e Windhoek bëri thirrje për të krijuar, mbajtur dhe nxitur një shtyp të pavarur, pluralist dhe të lirë.

Ajo theksoi rëndësinë e një shtypi të lirë për zhvillimin dhe mbajtjen e demokracisë në një vend dhe për zhvillimin ekonomik.

Dita Botërore e Lirisë së Shtypit u jep njerëzve mundësinë të vlerësojnë profesionistët e medias të cilët rrezikuan ose humbën jetën në krye të detyrës.

Shumë komunitete, organizata dhe individë marrin pjesë në këtë ditë përmes ngjarjeve të ndryshme si ekspozita arti, darka me fjalime dhe çmime për të nderuar ata që rrezikuan jetën e tyre për të sjellë lajme në botë.

Dita Botërore e Lirisë së Shtypit është një ditë e ‘respektit global’ ndaj gazetarëve dhe jo një festë publike.

Loading...