Sarandë – Krocera me turistë bllokohet në det

PORTI I SARANDËS – BLLOKOHEN NE DET MIJËRA TURIST

Në qytetin e Sarandës ,ëndrra e mijra turistëve për të parë këtë qytet por edhe Parkun Kombetar të Butrintit u nderpre ne mes.

Ata nuk zbritën dot në tokë nga anija kruazier pasi kishte shumë dallgë dhe anija nuk mund të ankorohet në kalatën e portit.

Edhe pse janë investuar miliona euro porti i Sarandës ankoron vetëm anijë të vogla dhe nuk është shpjeguar kurrë pse nuk u realizua një gjë e tillë në dhjetra investime të bëra ne këtë port turistik.

Dje anija kruaziere MSC Lirika si gjithmonë ,u detyrua të qëndronte qindra metra larg portit në mes të dallgëve duke e bërë të pamundur zbritjen e turistëve me anije të vogla në tokë.

Sipas burimeve nga brenda anijes , turistët janë irrituar sepse më parë ju ishte e thënë që mund të zbrisnin në Sarandë por që kushtet e portit lënë për të dëshiruar kur bëhet fjalë për kruaziera turistike.

Edhe kur mijera vizitorë na vijnë në derë të shtëpisë ,ne nuk kemi ndërtuar ende një port që ti mirëpres ata ,dhe tu sigurojë të paktën zbritjen në tokë .

Loading...