Vlora,atraksioni me i fundit

Vlora është një ndalesë vibrante për çdo turist. Qyteti është vija ndarëse mes dy deteve që lagin njëherësh tre shtete, Shqipërinë, Greqinë dhe Italinë. Me një vijë bregdetare për t’u patur zili Vlora duhet marrë me qetësi. Nuk mjafton vetëm një ditë për ta parë, sepse natyra të vë në sprovë. Përballë qytetit fle një gadishull dhe një ishull, të dy të pasur me plazhe të virgjër dhe ujëra smersaldi, me natyrë të rrallë e gjeografi fantastike. Në lartësitë malore të qytetit gjeni krahina që mbajnë mbi supe rivierën poshtë në jug, ndërsa në ultësirat rurale shtrihen laguna e brigje lumore që e bëjnë qytetin të plotë e të pasur për lloje të ndryshme guidash.

Rezultate imazhesh për lungomare vlore

Mëngjes

Nëse do të shpenzoni një ditë në qytet niseni nga Lungomare. Pamja që të ofron bulevardi i kaltër është relaksuese dhe fantastike për të shijuar mëngjesin dhe kafenë. Në zonën e “Ujit të Ftohtë” gjeni gjithashtu bare dhe restorante të këndshëm. Në zonën rreth portit dhe “Muzeut të Pavarësisë” mbizotërojnë kafenetë e zhurmshme të të rinjve.

Imazh i ngjashëm

Mesditë: Një shëtitje në qytet

Pas mëngjesit dhe rrezeve të para shkoni pranë qendrës së qytetit për të parë shkurtimisht disa monumente që dokumentojnë historinë e re dhe të vjetër të Vlorës. “Monumenti i Pavarësisë”, “Varri Monumental” i Kryeministrit të Parë të Shqipërisë së pavarur, “Xhamija e Muradies” një objekt kulti qindra vjeçar. Para mesditës keni kohë të ngjiteni edhe në “Kuzum Baba” pika më e lartë e qytetit, një ndalesë interesante jo vetëm për pamjen por edhe për historinë.

Dreka: Ushqim i freskët deti

Dreka që ju pret është e pasur vetiu. Jëni në det dhe mbi det e sigurisht menuja është vetëm me nuanca të tilla. Në bulevardin e Lungomares gjeni Restorant “Bujari”-n. Po pushuat në qendër të qytetit pranë monumentit të Pavarësisë gjeni Restorantin fantastik “Pulëbardha”, mos hezitoni të drekoni edhe në Kuzum Baba, me menu mesdhetare dhe tradicionale.

Pasdite

Ata që kërkojnë të shijojnë trashëgiminë kulturore, pasdite u rekomandojmë të shkojnë në “Ishullin e Zvërnecit” për të parë natyrën, manastirin e lashtë apo duke shijuar verën e prodhuar në këtë zonë mund të thekeni në diell në plazhin e këtij ishulli fantastik. Nëse jeni natyralistë të mirëfilltë kthehuni edhe njëherë në hyrje të autostradës që lidh Tiranën me Vlorën. Aty nis të shtrihet “Laguna e Nartës” e dyta më e madhja në Shqipëri me përmbajtje të lartë kripe, por e pasur me gjallesa ujore. Ata që nuk përtojnë të ecin apo të eksplorojnë më tej, i këshillojmë që të shkojnë në Kalanë e Kaninës”, një fortesë që duket sikur të tregon me gisht rrugën që do të ndjekë dielli.

Mbrëmja

Kur vjen darka Vlora merr të tjera trajta. Pube dhe lokale nate shumë inn do ta bëjnë mbrëmjen tuaj vibrante. Ndërsa për ata që do të përdorin Vlorën si porta për të kaluar në Rivierën e jugut, i këshillojmë që natën ta kalojnë në “Parkun Malor të Llogarasë”. Aty do të mahniteni duke pyetur veten se si është e mundur që në një hapësirë të vogël gjeografike, të gjeni bashkë detin, malin, fushën, luginën, lumin dhe sigurisht kuzhinën shqiptare dhe atë mesdhetare.

Imazh i ngjashëm
Loading...