Gazmend Bardhi: “Pushtetin do ta marrin me zgjedhje të lira dhe të ndershme.Jemi edhe shumicë morale”

Gjatë takimit me anëtarët e rinj të Partisë Demokratike, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi ka hedhur sërish akuza mbi Edi Ramën dhe partinë që ai drejton.

Ai u shpreh se ky regjim duhet të marrë fund, pasi krimi i organizuar i zgjedhjeve ka ndodhur në ato që ka organizuar PS.

Bardhi tha që shqiptarët duhet të ndihen të trembur nëse Bashkimi Europian pranon kërkesën e Holandës për të rikthyer vizat.

“Pjesëmarrja e krimit të organizuar në zgjedhje ka ndodhur në zgjedhjet e organizuara nga PS.

Mesazhi që kemi dhënë deri më tani ka qenë që nuk mund të vazhdohet më kështu. 

Ky model qeverisës duhet të marrë fund. Jam shumë i lumtur që shoh të rinj që duan të angazhohen politikisht.

Sot, kemi më shumë të papunë, të rinj që largohen dhe kjo është një fatkeqësi kombëtare që i ka ndodhur vendit.

Të gjithë bashkë, për aq kohë sa kemi qenë në pushtet, kemi treguar që PD bën vetë hapa para.

Sot, shqiptarët duhet të ndihen të trembur nëse BE pranon kërkesën e Holandës, për rikthimin e vizave.

Prandaj miqtë e mi duhet jo vetëm të vijojmë jo vetëm rrugën që kemi nisur, por do duhet që më shumë energji dhe forcë t’i japim zë aksionit qytetar.

Pushtetin do ta marrin me zgjedhje të lira dhe të ndershme. Jemi edhe shumicë morale.”-u shpreh ai.

Loading...