I mori jetën shqiptarit në qelinë greke,Rusi pret damarët

Rusi që i mori jetën të riut shqiptar pardje në qelinë e burgut grek, ka bërë vetëvrasje duke u vetëqëlluar me pasojë plagosje kritike.

Burime zyrtare nga drejtoria e përgjithshme greke e burgjeve bënë të ditur sot se shtetasi rus që akuzohet për vrasjen në bashkëpunim të 29 vjeçarit shqiptar, ka prerë damarët e duarve me një shishe qelqi të thyer.

Ai është dërguar sot në spitalin e Trikala ku po mbahet nën rrethim policor.

Ngjarja ku vdiq 29 vjeçari shqiptar ndodhi më 1 maj 2019.

I riu shqiptar që humbi jetën në burgun grek, u masakrua deri në vdekje nga dy shtetas rusë të cilët ishin gjithashtu të izoluar në qeli.

Viktima, 29 vjeç, emigrant nga Shqipëria, u qëllua në kraharor dhe në këmbë, nga dy rusët që iu sulën të armatosur me thikë, raporton noa.al.

Gardianët e dërguan të plagosurin në spitalin e burgut, por më pas ai ndërroi jetë nga plagët fatale.

Drejtori i spitalit, Dhimitri Partheni, tha se viktima kishte marrë plagë që i kishin prekur organet jetësore me pasojë vdekjen.

Autoritetet e burgjeve thanë se janë të shqetësuar për krimin e përsëritur që ndodhi sot në burgun e sigurisë së lartë në Trikala të Greqisë.

Ata thanë se deri tani janë të paqartë për motivet e këtij krimi që ndodhi në orët e para të 1 majit.

Policia greke po kryen hetime në burgun e Trikala.

Krimi i 1 majit, pak ditë pas atij të 12 prillit

Vrasja më 1 maj e 29 vjeçarit, vjen pak ditë pasi në të njëjtin burg, një shqiptar vjeçar u akuzua se vrau një grek.

Më 12 prill 2019, një shqiptar 55 vjeç, sipas policisë greke, qëlloi për vdekje, duke i marrë jetën, një grek 60 vjeçar.

Historia ishte edhe më e trishtë për faktin se shqiptari ishte dënuar me 8 muaj heqje lirie për kalim të paligjshëm të kufirit grek dhe për pak ditë lirohej.

Kurse 60 vjeçari ishte dënuar me një vit burg për trafik droge dhe do të lirohej edhe ai shumë shpejt.

Nuk dihet nëse këto ngjarje janë të lidhura mes tyre. /noa.al

Loading...