Varësja me diamant e mbretëreshës franceze shitet 36 mln dollarë

Përveç varëses në ankandin e Gjenevës u nxorën në ankand dh enjë unazë diamanti e mbretëreshës me inicialet e saj.
Nën mesin e bizhuterive të shitura në ankandin e Gjenevës është dhe varësja e mbretëreshës franceze Maria Antonietta, e cila ka jetuar në shekullin e XVIII.

Varësja është e përbërë me shumë diamant të vegjël dhe nga një perlë në fund. Çmimi fillestar i saj ishte 2 milionë dollarë, ndërkohë që u shit për 36 milionë dollarë.

Përveç varëses në ankandin e Gjenevës u nxorën në ankand dh enjë unazë diamanti e mbretëreshës me inicialet e saj, transmeton Ballkan Web.

“Para revolucionit francez dhe para se familja mbretërore të organizonte ikjen në Varenne, Maria Antonietta i paketoi bizhuteritë e saj të shtrenjta dhe ia nisi motrës në Bruksel”- ka shpjeguar eksperti Benoit Repellin gjatë ankandit.

Të NgjajshmeVazhdon gjykimi i të akuzuarve për krim të organizuar Lladrovci liron nga detyra drejtorin për Buxhet dhe Financa Ushtria greke nuk njeh kufijtë e Shqipërisë Publikohet video e re drithëruese e punëtorit të Bechtel Enkas që mbeti i varur në vinç Kafja zvogëlon rrezikun e zhvillimit të diabetit Përveç muzikës, Mihrije Brahën dhe Genën i lidh edhe diçka tjetër.lajmi.net

Loading...