E fejuara e shqiptarit që e lanë pa jetë në qelin e Greqisë – Dedikim prekës: Ti ishe dashuria ime, dielli im

Numri i shqiptarëve që ekzekutohen për vdekje në burgjet greke fatkeqësisht sa vjen dhe shtohet çdo vit.

Viktima e radhës është 29-vjeçari Ergest Alija nga Librazhdi, të cilin e vranë në mënyrë makabre me thikë në burgun e Trikallasë dy të burgosur rusë.
Ndërkohë, e fejuara e të ndjerit, dhimbjen e madhe që ndjen vendosi ta ndajë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

“Ti ishe dashuria ime, dielli im”, shkruan vajza me origjinë nga Vlora, duke na prekur kështu të gjithëve.

Akoma më i trishtë është fakti se prindërit e Ergestit kanë humbur edhe dy djem të tjerë më të vegjël, kohë më parë.

Loading...