Një grup zhytësish i Qendrës së Zhytjes së Forcës Detare, paraditen e ditës së sotme ka kryer një operacion për pastrimin e plazhit në Shën Vasil, Karaburun: për kërkimin, identifikimin dhe nxjerrjen e municioneve të Luftës II Botërore.
Pasi u nxorën këto municione, iu dorëzuan grupit të EOD të Batalionit të Xhenios.
Në këtë operacion u gjetën dhe u nxorën, gjithsej 12 predha artilerie të kalibrave të ndryshëm, 1 copë 100 mm, 3 copë 45 mm, 2 copë 37 mm, 4 copë 67 mm, 1 copë 75 mm, 1 mortajë 82 mm, si dhe është gjetur edhe një bombë aviacioni.
Ja si eshte shprehur ministrja e Mbrotjes Olta Xhacka nepermjet nje postimi ne facebook:
Pushuesit sivjet do ta gjejnë më të sigurt plazhin e Shën Vasilit në Karaburun.
Zhytësit dhe xhenierët e Forcave të Armatosura nxorën nga deti 12 predha artilerie dhe 1 bombë aviacioni, të gjitha nga Lufta II Botërore dhe që rrezikonin jetën e pushuesve.