Klajda Gjosha: “LSI-ja për hir të së vërtetës është një parti e madhe”

Pas Konventës së LSI-së të mbajtur ditën e sotme organizatorë të të cilës ishin strukturat e LSI-së ku pjesëmarrës të saj ishin delegatë të LSI-së nga e gjithë Shqipëria, e ftuar në studion e Fax News ka qenë deputetja e LSI Klajda Gjosha e cila ka komentuar vendimet që janë marrë në këtë konvent.

Gjosha shprehet se: “Konventa e sotme ishte një konventë e cila u mbajt për të prezantuar programin elektoral të LSI-së e cila do të përkthehej më pas në një rezolut, pasi në bazë të statutit që ne kemi ai do të duhet të votohet më parë nga delegatët dhe më pas të shpërndahet tek të gjithë anëtarët e LSI-së edhe të gjithë qytetarët që kanë nevojë për të dëgjuar një alternativë ndryshe.”

Sipas Gjoshës sot në konventë i është kushtuar një rëndësi ekonomisë shqiptare, vendeve të punës që duhet hapur për, ashtu sikurse shprehet ajo, rithyer shpresën qytetarëve me qëllim që askush të mos largohet më.

E pyetur nëse opozita sot është apo jo më e fortë në një koalicion opozitar ish deputete e LSI-së u përgjigj se: “Opozita është më e fort në një koalicion opozitar. Marrëveshja e ka vendosur opozitën në një stad jo vetëm numerik por shumë herë më të fort, përkundrejt kësaj mazhorance që kemi sot.

E cila kjo e fundit nuk është më një mazhorancë pasi që të gjithë qytetarët tashmë kanë dakë në rrugë në përkrahje të gjerë të opozitës. Nuk kemi më të bëjmë me disa parti politike që shpalosën programin dhe presin të bëjnë një rotacion politik. Tashmë ka ardhur momenti që t’i japim fund një tranzicioni tashmë 30 vjeçar.Ky program është hapi i parë për ti dhënë fund këtij sistemi.”

Në lidhje me faktin se nëse ndjejnë presion nga socialistët, për hapat e ndërmarrë, Gjosha shprehet se nuk e kanë fare këtë ndjesi pasi që opozita sot është më e bashkuar se kurrë.

“Jo nuk ndjejmë asnjë lloj presioni, kur s’kemi pasur një presion në dorëzimin e mandateve nuk do të ndjejmë sot që jemi qytetarë të lirë pavarësisht sepse pjesë e një formacioni politik. Sot opozita është e bashkuar, më e fortë se kurrë.”

E pyetur në lidhje me reagimin e LSI-së përsa i përket ftesës që Partia Socialiste i bëri Partisë Ddemokratike për të vendosur vëzhgues në zgjedhjet e radhës Gjosha përgjigjet se:

“Vëzhgues për një parlament fasad, i cili është pushteti i dytë më i rëndësishëm në vend. Vëzhdues për teatrin e radhës? Unë mendoj që jo. Jo për të vendosur sërish në parlament ata deputet të cilët qytetarët jo vetëm që nuk i njohin, por që edhe ndihen të tradhtuar tashmë për listat e partive.

Deputet të tillë që janë edhe nga listat e LSI-së, çka do të duhet të na shërbejë si një mësim që ne këmi nxjerrë nga djegia e mandateve për të kuptuar se si do të funksionojë së brendshmi njëherë një parti politike dhe më pas për ta ngritur këtë loj niveli dhe standarti edhe në qeverisjen e vendit.”

Për të folur në lidhje me ftesën që kryetarja e LSI-së iu bëri të përjashtuarve rtë Partisë Socialist, Gjosha shprehet se “LSI-ja për hir të së vërtetës është një parti e madhe e cila, dhe normalisht që mund të paraqes një alternative ndryshe”. Megjithatë ajo shton se është e nevojshme një tryezë dialogu midis palëve, por pa kryeministrin Rama.

“Ka shumë të tillë dhe kur ndjehen të braktisur këta qytetar të cilët kanë votuar kanë mbledhur votat për PS-në imagjino të tjerët. Ne duhet atyre t’ju japim besim dhe tju paraqesim një alternativë. Kushdo mund të jetë pjesë e LSI-së, sepse LSI sot për hir të vertetës është një një parti e madhe.

Shqipëria ka nevojë për një tryezë diaogu të pastër. Ka pasur tryeza po kanë qenë tryeza pazaresh. Kanë nevojë palët të hyjnë në bisedime me zotin Rama. Duke qenë se është shkaktari ëstë e pamundur të negociosh me të. Është e pamundur që ta besosh se do të ndryshoj.”

E pyetur në lidhje me Samitin e Berlinit dhe risit që ai solli, Gjosha shprehet se ky ishte një samit historik i cili përveçse çështjes së kufijëve Kosovë-Serbi do të mbahet mend edhe për çështjen e mosçeljes së negociatave të Shqipërisë me BE-në.

“Një samit historik i cili do të mbetet gjatë në memorjen e secilit prej nesh, për shkak se sjell ndryshime të mëdha në rrjedhën e historisë së Ballkanit. Po ashtu edhe për shkak të nismës së marrë për çështjen e kufijëve të Kosovës me Serbinë.

Së dyti ka qenë tregues kryesor për çështjen e çeljes së negociatave. Shqipëria ende nuk ka përmbushur kushtet për çeljen e negociatave. Unë këtë e kam thënë është një dhimbje e madhe. Nuk e them me dëshirë, por e them për të kuptuar që Shqipëria ka humbur shumë kohë, ndërkohë që qeveria ka një vit që thotë që i ka hapur negociatat dhe kjo do të rezikojë edhe më tej procesin e integrimit të vendit sepse vetë struktura e BE-së është e tillë që sa më shumë kohë kalon kushtet shtohen.”

Në lidhje me protestën e 11 majit, ish deputetja Gjosha thotë se: “Është një protestë vendimtare e cila pritet të jetë në rang kombëtar. Do të ketë shumë qytetarë të cilët do të marrin pjesë, është e rëndësishme që qeveria të dëgjojë jo për ne por për gjithë shqiptarët.”/fax web

Loading...