Familja Olldashi ka zgjedhur Partinë Demokratike dhe jo BD e Astrit Patozit

Kryetari i PD-së Lulzim Basha zhvilloi sot një tryezë me pedagogë të Universiteteve Publike e përfaqësues të arsimit të lartë në vend.

Por një ndër momentet e veçanta të këtij takimi ka qënë takimi i liderit të opozitës Lulzim Basha me bashkëshorten e ish-deputetit dhe ish-ministrit demokrat Sokol Olldashi, i cili humbi jetën në një aksident tragjik vjeshtën e vitit 2013.

Enkeleda Olldashi, ka patur një takim të përzemërt me kreun e selisë blu duke dhënë mesazhin e qartë për të gjithë se familja Olldashi, ashtu siç pritej, ka zgjedhur Partinë Demokratike dhe jo BD e Astrit Patozit.

Kështu pas djalit të Sokol Olldashit, edhe bashkëshortja e tij, pedagogia e njohur Enkelejda Olldashi, i është bashkuar tryezës së PD.

Loading...