-Arben Dukës, ca vargje-
Asnjë shqotë s’të përkuli,
Dhe pse frynë me tërbim,
Ti ke qenë e prapë mbetesh,
Ashtë e palcë e vendit tim.
Ti më je si lis Labove,
Që bleron në katër stinë,
Penën ngjyer në burime,
Mjaltosur çdo varg e rimë.
Herë mjalt e herë shpatë,
Siç e do koha, më vehte,
Me të keqen s’bëre paqe,
Kurrë s’u bëre peqe-lepe.
Ti ke gjunjë por s’i theve,
Mbete si një gurë i rëndë,
Dhe ashtu vendin e mbushe,
Plot me vargje e me këngë.
Sejmen Gjokoli
Loading...