Zbulohet letra që gruaja e Schumacher-it e ka shkruar për të

Zbulohet një letër e papublikuar e gruas së Michael Schumacher, e shkruar pas aksidentit të tmerrshëm gjatë kohës që po bënte ski.

49-vjeçarja Corinna Schumacher, e cila është martuar me legjendën e garave të makinave të shpejta për 23 vite, e përshkroi burrin e saj si një luftëtar, i cili nuk do të heqë dorë.

Ajo ia shkroi letrën artistit gjerman Sascha Herchenbach, pasi ai shkroi këngën “Born To Fight” në nder të Schumacher dhe i dërgoi një CD të këngës.

Herchenbach tha se ai nuk priste kurrë të merrte një përgjigje, por mori një letër të shkruar me dorë.Pjesë nga letra:
“Doja t’ju falënderoj sinqerisht për mesazhin tuaj dhe dhuratën e bukur, që do të na ndihmojë në këtë kohë të vështirë. Është mirë të marrësh kaq shumë urime dhe fjalë që shprehin mirësi, është një mbështetje e madhe për familjen tonë. Të gjithë e dimë se Michael është një luftëtar dhe nuk do të heqë dorë”, i shkroi ajo.

Herchenbach zbuloi ekzistencën e letrës dhe përmbajtjen e saj në një intervistë për revistën gjermane “Bunte”./lapsi/

Loading...