Pesëmbëdhjetë vite, sot mbi emrin tënd. Trupi yt lastarë, si lisi mbi shkëmb – Nga Zilfo Muco (Krijuesit e Labërisë)

PESÈMBÈDHJETÈ VITE

Pesëmbëdhjetë vite
Sot mbi emrin tënd
Trupi yt lastarë
Si lisi mbi shkëmb

Ika nëpër botë
Kur ti belbëzoje…
Përkëdheljen time
Mes lotësh kërkoje

Nga ëndërrat më zgjoje
¢do natë, më i rritur
Loti im, lë gjurmë
Mbi detin e kripur

Prisja afër detit
Vala ¢të më sillte
Para ty, paraja
Vlerën e humbiste

Tani jemi pranë
Si yjet mes hënës
Buzëqeshja jote
Heq plagët, e zëmrës

Ai syri shkruar
Drita, që kërkoj
Më jep forcë, e krahë
Si zog’ fluturoj

Pesëmbëdhjetë vite
Gëzim, pika loti
Në ¢do gjurmë të jetës
Të bekoftë zoti

“..C’dhuratë i dhe djalit..”
Më flet perëndija
Unë për ty Florian
Jap vitet e mia
Zilfo Muco 5/5/2019

DHE 100 Pranvera biri im, drita e syrit tim Florian !

Loading...