Na dërgo një shenjë
Elegji…
Ç’pati erë e lumit,
Me fjalët si “arrëz”,
Vëlla gushëpëllumbi
Të thamë, hajde anës! (lumit)
Thuaj motrës,thuaj!
Cfarë të pëshpëriti?
Rrugën e gabuar,
Si ta velesiti?
Mos valët e lumit,
Najadat pa fat,
Se ti pe një cupë,
Thanë,shko nëpër fshat?!
Të priste pulëbardha,
Në buzē beqarie,
I kish ardhur radha,
Për vello nusërie.
Eh,ç’të ra unaza!
Që mbaje në dorë.
I rrëzoi mullaga
Lulet,në ballkon.
E preu era valsin,
Në palat e fustanit,
Guri u ça,plasi,
Copa ra tavani.
Dhëndërr priste nëna,
Nusen me kurorë,
Por i mbrriti gjëma,
Të preu plumbi “qorr”.
Nënë shamibloza,
Nxjerr mall në sepete(rrobat e tij)
Me lot fryhet Vjosa
Dhe e çon në dete.
Nëse je në dritë,
Na dërgo një shenjë,
Për të çarat në shpirt,
S’ka gjilpërë e penj.
Djalit të xhaxhait,Eduartit 27 vjeç,vrarë nga rikosheta e një plumbi që u shkrep për qejf, në kafenen e fshatit.,ditën që do fejohej.
Xhaxhai e kishte porositur te vinte anës lumit,mbasi kishte dy rrugë që lidhnin lagjen me qytetin:njëra kalonte anës lumit,tjetra nëpër fshat.
Violeta Hoxhaj Hysenaj