Dedikuar gjeneralit të poezisë, të madhit Arben Duka – Nga Riza Çato (Krijuesit e Labërisë)

Nga Riza Çato

Diçka më ngacmon ndërgjegjen
(Mikut dhe Gjeneralit të poezisë,të madhit Arben Duka)

Diçka më ngacmon ndërgjegjen,
s’jam i qetë asnjë minutë,
kur dëgjoj poshtë e përpjetë,
për poetin fjalë butë.

Për poetin fjalë mjaltë,
për një gurrë që s’shteron kurrë,
për një penë më se të artë,
për një mal e për një burrë.

Për të madhin Arben Duka,
lapsi rrëshqet vetë mbi letër,
as u nguta,as u tuta,
pena e tij është kryevepër.

Si nuk u lodha një herë,
kur lexoj vargjet e tija,
shpirti i gjithë bëhet erë,
thjeshtë o thjeshtë nga madhështia.

S’ka më bukur ku të vejë,
të buçet zemra në këngë,
ndonjë qen dhe mund të lejë,
por këtë se quaj gjëmë.

Unë krenohem me Arbenin,
e kam dhe një mik të rrallë,
kur lexoj vargjet e tija,
jeta më kthehet përrallë.

Pen’ e tija është një shpatë,
që të ligat s’dinë nga venë,
kush e lexon merr uratë
dhe pastron gjakun në venë.

Fjala e tija thërmon gurin
dhe foshnjën e vë në gjumë,
i betuar për flamurin,
është një det me valë e shkumë.

Fat i madh për kombin tonë,
që ka një gjeni të tillë,
se Arbena s’vijnë gjithmonë,
të vulosin historinë.

Prodhimtari mëndje-ndritur,
pelinin ktheu në mjaltë,
yjet në tokë i ka zbritur,
me fjalën e tij të artë.

Vargu i tij këndon çdo stinë,
lule mbjell dhe mbi dëborë,
themeloi dashurinë,
mbi shpirt vendosi kurorë.

Sa me mall dhe me dëshirë,
i rikthehem poezisë,
për atë vargun e lirë,
Arbenin e Shqpërisë.

Kam shumë gjëra për të thënë,
për një penë të latuar,
që si lis ka hedhur rrënjë,
mbi furtuna lauruar.

S’ta ngrej dot lavdinë unë,
më shumë seç e ka ngritë vetë,
se ti je një mal më shumë,
që kam njohur në këtë jetë.

Ti je një talent i rrallë,
burrë i zgjuar nga Labova,
ndaj si yll të mbaj mbi ballë,
ndaj nga zemra s’të lëshova.

Ti je mbreti i poezisë,
hyn në ajkën e kujtesës,
kush i shkruan dashurisë,
i jep forcë shpirtit dhe shpresës.

Dhe në botën e përtejme,
vargu yt do ligjërojë,
por koha e maskarenjve,
në ferr do të përfundojë.

Eh Ali,Ali Asllani,
hakërrim po ndjej në shpirt,
si vullkan po më vlon xhani,
nga banditët,nga partitë.

Nga pas të ndjek Arben Duka,
po i copëton maskarenjtë,
trim mbi trima dashka lufta,
penë e tija është e shenjtë.

Gjenerali i poezisë,
kështu do ngelesh për mua,
kush i vë flakën shtëpisë,
le të lehi si langua!

Loading...