Njoftim: Mezan Kasapi të Enjten do të the.rë një milor (qengj matak, njëvjeçar). Thonë që është edhe i tr.edhur! Darka është quajtur “Labçe Vënçe” Çmimi – 2100 Lekë personi.

Mezan Kasapi të enjten do të therë një milor (qengj matak, njëvjeçar) thonë që është edhe i tredhur!

Të enjten në orën 20:00 do të organizojmë një darkë speciale! Çdo gjë do të gatuhet nga ky milor! Këtë darkë e kemi quajtur “Labçe Vënçe”. 🙂

Si fillim:
1.Fërgesë me të përbrendëshme.
2.Salcë kosi me shumë erëza dhe hudhra.
3.Prakalidhe.
4.Arapash zgare me mëlçi qengji.
5.Spec marinadë.
6.Sallatë “çobani”.

Në vazhdim:
1.Jahni qengji.
2.Shpatull çomlek me qepë dhe kumbulla shqirake.
3.Kofshë qengji në bidon dhe pilaf me xina e shoqëruar me burani lëpjete dhe laboti, etj.

Çmimi – 2100 Lekë personi.

Loading...