Gazetarja boshnjake poston në Facebook simbolin e shqiponjës me dy koka (foto)

Konotacioni negativ i simbolit të shqiponjës me dy koka po ndryshon, sot kjo shenjë njihet si simbol i njohjes dhe mbështetet ideja e të ashtuquajturës “Shqipëria e Madhe.”

Vera Ranković, ish-korrespondente dhe redaktore e televizionit boshnjak, RTS, ka postuar në profilin e saj në Facebook një foto të saj duke bërë simbolin e shqiponjës me dy koka.

“Kjo është përgjigjja ime ndaj fashistëve nga Borca. Unë ftoj të gjithë ju që jeni të tronditur nga ajo që i ndodhi bashkëqytetarit tonë për të shprehur trishtimin në këtë mënyrë”– shkroi ajo në foton e postuar në profilin e saj.

Ky postim i saj ka ngjallur shumë polemika në rrjetin social të Facebook, komentuesit nuk kanë rreshtur së shkruari se ajo duhet ta fshijë këtë postim, por mes komenteve negative ishin ata që vlerësuan gjestin e saj.

Burimi: ALO.rs

Loading...