“I maskuar dhe i veshur si grua”, si u arratis Nikolla Gruevski

Pas shumë debateve dhe thashetheme, vetë ministri i brendshëm, Oliver Spasovski ka thënë se familja e të arratisurit Nikolla Gruevski është në Maqedoni.

“Bashkëshortja e tij ka qenë në shtëpi dhe i ka mundësuar pjesëtarëve të MPB-së të kryejnë kontrolle. Kjo është bërë edhe në shtëpinë e nënës së tij”, ka theksuar ministri Spasovski në emisionin “Vetëm e vërteta” në Kanal5.

Të hënën kur kishte skaduar afati për të ndërmarrë masat për ndalimin e Gruevskit, policia pas urdhrit të gjykatës, ka shkuar në shtëpinë e ish-kryeministrit, por nuk ka gjetur asnjë pjesëtarë brenda shtëpisë, shkruan INA.

Ministri Spasovski ka thënë se Gruevski nuk ka ikur në rrugë ajrore, por ka shfrytëzuar kalime të “gjelbërta” në disa zona kufitare që nuk mund të mbyllen hermetikisht. Në Maqedoni ka spekulime të ndryshme për mënyrën se si është arratisur ish-kryeministri drej Hungarisë aty ku kërkoi edhe azil .

Mediat maqedonase raportojnë se ka qenë i maskuar si grua, duke përdorur pasaportë bullgare, ndërsa arratisjen drejt Hungarisë e ka bërë përmes një makine diplomatike të shtetit ku kërkoi strehim për arsye sigurie./Lajmi.net

Loading...