Habit aktorja shqiptare: “Shkova në emision e padepiluar”

Mbrëmjen e djeshme të ftuar në “Xing me Ermalin”, aktorët e shfaqjes “Boeing Boeing” kanë dhuruar shumë të qeshura me deklaratat e tyre dhe gjatë emisionit u bënë pjesë e një pyetësori me pyetje që jo çdokush do kishte guximin të përgjigjej.

Një prej pyetjeve që Ermali u bëri të ftuarve ishte se cili prej tyre momentalisht ishte padepiluar. Shumica thanë emrin e Amosit, ndërsa aktorja e njohur Linda Jarani e tregoi hapur se ajo ishte e padepiluar.

Shfaqja “Boeing Boeing” po bën namin me shitje biletash dhe ka thyer rekord. Pjesë e shfaqjes janë aktorë shumë të dashur për publikun si Gentjan Zenelaj, Amos Zaharia, Adriana Tolka, Rudina Dembacaj, Linda Jarani dhe Alesia Xhemalaj.

Shfaqja flet për aventurat dashurore të Bernardit i cili ka tre të dashura stjuardese nga vende të ndryshme. Amos luan rolin e Bernardit don-zhuan, Genti luan rolin e shokut të Bernardit, ndërsa Linda, Adriana dhe Alesia rolet e të dashurave./Xing.al

Loading...