Sherr në familje, 63-vjeçari plagos gruan me thikë

Një sherr mes një çifti bashkëshortësh ka bërë që burri të rrëmbejë thikën në kuzhinë dhe të plagosë të shoqen.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur para dy ditësh, në një fshat të Lushnjes.

Ngjarja është shënuar në fshatin Plug, ku Th. B., 63 vjeç, ka kanosur me fjalë e plagosur lehtë me thikë të shoqen M. B. E dëmtuara u dërgua në spital, ku pas mjekimit të marrë u largua për në banesë.

Nga ana e policisë në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika. Ndërkohë, ndaj të dyshuarit materialet iu referuan Prokurorisë së Lushnjes, teksa po procedohet në gjendje të lirë./Lajmi.net

Loading...