Ja përse duhet të agjërojmë (video)

Besimtarët myslimanë startojnë muajin e madhërishëm të Ramazanit, i cili është muaji i agjërimit për hir të dashurisë ndaj krijuesit fuqiplotë.

Ramazani, muaji i cili kalit devotshmërinë njerëzore duke sjellë paqen shpirtërore tek çdo mysliman vjen si muaji i barazisë mes njerëzve, ndërsa agjërimi zbut zemrat duke sjellë falje dhe bashkëpunim.

Kreu i Komunitetit Mysliman shqiptaro-amerikan, teologu, Gazmend Aga në një intervistë për News24 thotë se ky muaj është muaji i begatisë dhe çlirimit nga e keqja.

Gazmend Aga tregon edhe arsyet se pse duhet të agjerojmë.

Ramazani është i veçantë edhe për shkak të natës së Kadrit, e cila është një ngjarje që këtu në Shqipëri dhe jo vetëm i përket të gjitha besimeve.

Ramazani si muaji i barazisë mes njerëzve duket se sjell dhe paqen shpirtërore, ndaj për t’ja arritur kësaj, teologu Aga ka dhe një këshillë.

Nga nesër besimtarët myslimanë të cilët agjerojnë muajin e Ramazanit i nënshtrohen rregullave të këtij muaji, i cili distancon praktikantët nga të ngrënit dhe të pirit, nga agimi deri në perëndimin e diellit, duke respektuar kështu një ndër pesë shtyllat e islamit. /albeu

Loading...