Berat,vetëhelmohet 17-vjecarja

Më datë 05.05.2019, nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

D.K, 17 vjeç, banues në Berat.

Arrestimi i tij u bë pasi, paraditen e sotme është paraqitur në Spitalin Rajonal Berat, për ndihmë mjekësore, e vet’helmuar me pesticide, shtetasja A.Ç, 17 vjeçe, banuese në Berat, e cila u dërgua për ndihmë të specializuar në QSUT.

Nga hetimet rezulton se shtetasi i mësipërm e ka përndjekur prej disa ditësh me mesazhe telefonike.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale “Përndjekja”, parashikuar nga neni 121/a të Kodit Penal.

Loading...