Pas ngjarjes se rende qe i ndodhi efektiveve te Forcave tona te Armatosura ne Letoni, Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, bashke me dhimbjen per ndarjen tragjike nga keta te deshmores se FA, ka garantuar familjen e saj se do te jete prane tyre per te perballuar humbjen e madhe.
Postimi i Xhaçkës
Dhimbje e madhe për humbjen e dëshmores së Forcave të Armatosura, nëntetares Zarife HASANAJ.
Në këtë moment të vështirë jemi pranë familjes së vajzës sonë e do të vazhdojmë t’i gjendemi pranë, për të përballuar bashkë humbjen e madhe.
Respekt dhe mirënjohje pafund për Zarifen, për sakrificën, guximin dhe vendosmërinë në përballjen me rrezikun gjatë përmbushjes së detyrave të saj.
Djemve tanë të plagosur, major Klodian TANUSHI dhe rreshter Julian KAPAJ, u uroj shërim të shpejtë dhe kthim shëndoshë e mirë pranë familjes sonë të Forcave të Armatosura.