-Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjikinuri, deklaroi se banoret e “Unazës së madhe” të cilët kanë dokument pronësie do të shpronësohen 100%.
Ministri sqaroi se një pjese e banorëve do të trajtohen me përparësi duke u strehuar pranë banesave sociale, por do të mbështeten edhe me 3 vjet qira.
Ministri Gjiknuri publikoi edhe një video në të cilën pasqyrohet cilësia e punimeve në segmentin e “Unazës së madhe” nga Komuna e Parisit tek Pallati me Shigjeta, dhe nënvizoi se ky do të jetë standardi me të cilin do të ndërtohet edhe segmenti nga Shkolla Teknologjike tek Sheshi Shqiponja.Atsh
Loading...