Në këtë artikull po ju njohim me Casey Saunders. 27-vjeçarja nga Kolorado sapo bëri diçka pothuajse të pamundur – ajo lindi grupin e dytë të binjakëve identikë!
Casey ka dy djem binjakë dhe tani, një dyshe vajzash binjake, Maya dhe Laya. Është shumë e rrallë për një nënë që të lindë dy grupe të binjakëve identikë, në të vërtetë shanset që kjo të ndodhë janë rreth 1 në 70.000 – por dy grupet e binjakeve nuk janë ato që bëjnë historinë e kësaj nene, po është fakti që vajzat e saj i kanë mbijetuar shtatëzënisë.
Sipas një interviste me Daily Mail, kur Saunders dëgjoi ultratingujt e saj të parë, ajo mësoi se vajzat binjake po zhvilloheshin brenda të njëjtës placente.
Kjo gjendje e rrallë quhet ‘monoamnitoc monochorionic ‘ dhe ndodh në më pak se një për qind të shtatzënive me binjake.
Por, pavarësisht komplikimeve, vajzat binjake erdhën në këtë botë të shëndetshme dhjetorin e kaluar.
Nëna madje thotë se të voglat e saja janë duke “tejkaluar të gjitha pritshmeritë”. A nuk është kjo e mrekullueshme ?!
Djemtë e Saunders,10-vjeç, nga një marrëdhënie e mëparshme, Hayden dhe Cameron janë të lumtur që kanë një tjetër grup binjakesh në familje.
“Djemtë absolutisht i adhurojnë ato,” thotë mamaja.
“Ata ende nuk mund t’i ndërrojnë pelenat, por pëlqejnë shumë t’i mbajnë në krahë dhe t’i ushqejnë ato.
Është kaq bukur t’i shohësh së bashku. Saunders dhe partneri i saj Eugene po mësohen me jetën me binjaket – edhe pse kjo sigurisht nuk është hera e parë për nënën. Është kaq e mrekullueshme të dëgjosh se kjo familje me fat po ia del kaq mirë.