Çifti kthen në ‘jetë’ pyllin,mbjellin rreth 2 milion peme

Një çift ka kthyer në jetë një pyll të shkatërruar duke mbjellë më shumë se 2 milionë pemë në 20 vite.

Fotografi  Sebastião Ribeiro Salgado  u tmerrua kur zbuloi se një zonë pyjore që i përkiste prindërve të tij ishte shpyllëzuar tërësisht.

Kështu që ai dhe gruaja e tij, Leila mbollën pemë në parcelën prej 1745 hektarë përreth fermës së familjes së tij, duke përdorur vetëm farëra nga ai rajon.

Dhe tani 20 vite më shumë, pylli është kthyer në një ‘parajsë’ tropikale, madje aty janë kthyer insektet e zogjtë.


Loading...