Gjatë një interviste në “360 Gradë” në Ora Neës, i cili është vedosur përballë një paneli gazetarësh, u pyet nëse do të ishte rrëzuar nga drejtiomi i qeverisë më shpejt Rama nëse opozita do të drejtohej prej tij.
Pjesë nga biseda në studio:
Dyrnjaja: A e kishit rrëzuar Ramën më shpejtë se Lulzim Basha sot nëse do ishit në krye të PD-së me gjithë këto skandale që përmendni?
Berisha: Unë nuk mund të them kurrë më, ah sikur të isha edhe njëherë. Sepse kam dhënë një dorëheqje me ndërgjegjë të plotë dhe as në një të qindëtën e sekondës nuk e përfytyroj vetën sikur të isha më.
Dyrnjaja: Por vendimi kryesor i opozitës për djegien e mandateve është nga ju?
Berisha: Jo. Të jesh i bindur.
Dyrnjaja: Ju e keni artikuluar i pari dhe i vetmi.
Berisha: E ka artikuluar, por nuk është i imi.
Dyrnjaja: Ju e imponuat atë zoti Berisha me autoritetin që keni.
Berisha: Nuk është dhe nuk mund të ishte kurrë sepse për një vendim kaq të rëndësishëm nuk mund të nxisja një grup. Unë nuk jam në drejtim prandaj nuk e kam vendosur unë.